Ju prezantojmë këngëtarin Sadik Ukaj, shumë shpejt projekti i ri muzikor

0
Gjigandi

Ai është një artist shqiptar i cili megjithëse ka lindur dhe jeton në New York, jo vetëm gjuhën shqipe por dhe pasionin e tij për muzikën gjithmonë vazhdon ta pasurojë.

Po flasim për artistin me origjinë familjare nga Ulqini, Sadik Ukaj, ku mësojmë se ka gati projektin e ri muzikor dhe ku do të jetë një cover kënduar mjaft bukur nga ai, e që bëhet fjalë për këngën “Bama hallall moj nanë” e kënduar në fillim nga Smail Puraj.

Këngëtari ka 15 vjet që është një mjeshtër në tastierë ku performon në dasma dhe koncerte, ndërsa tani ka grupin e tij Royal në New York dhe kanë një CD live të hedhur dhe në kanalin Youtube.

Sadiku është mjaft i kërkuar për të kënduar e luajtur muzikë kudo në botë ku ka shqiptarë e coveri do të ketë një video të realizuar mjaft bukur nga Eagle Eye Photography e që pritet të publikuar shumë shpejt.

RonaTyra

Këngëtari nuk harron të falenderoi edhe ata që e kanë përkrahur dhe ndihmuar në rrugëtimin në muzikë si Alfred Popaj i cili e ndihmoi në fillimet kur nisi të luante në tastierë, Hajro Ceka për mundësinë që ky këngëtar i njohur e ka ftuar për të marrë pjesë nëpër dasma e koncerte dhe i thotë që e don si vëlla dhe nuk e harron kurrë atë që ai ka bërë dhe bën për Sadikun.

Më pas këngatari nuk harron të falenderojë edhe Nik Cubi që e ndihmoi në tastierë dhe muzikë e i falenderon shumë gjithmonë.BS

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu