Në fakt, nuk kanë qenë të pakta gratë dhe vajzat që kur kanë parë se kush u shpall mashkulli më seksi i botës, reaguan me habi. Revista People ia vuri gishtin këngëtarit John Legend, i cili u cudit dhe vetë nga ky nderim.
Por Legend, sado i këndshëm që të jetë, për një pjesë të publikut femëror nuk i përmbush tamam standartet e asaj figure që imagjinohet të ketë mashkulli i shpallur si më seksi në botë.
Pak orë më vonë, US Weekly shpalli Brad Pitt-in si më “kingun“ e globit.
“Votuar nga ju, ky është burri më seksi në botë“, tha ajo, duke cituar një sondazh që kishte hapur, e duke ngjallur zemërimin e “People“ që e kërcënoi me gjyq, sepse eksluzivitetin e kësaj përzgjedhjeje e ka fituar që në 2002-shin. Nuk e dimë se si e ka zhvilluar “People“ sondazhin, po shumë janë cuditur e thonë se po t`i kishin pyetur, vota e tyre do të shkonte padyshim për Brad-in!