Është zemërthyese fakti kur e shohim se në çfarë shoqërie jemi shndërruar.
Dikur ka qenë koha kur njerëzit kanë qenë më zemërgjerë, më të mëshirshëm dhe më të hapur.
Bisedat kanë qenë më të sinqerta. Miqësitë kanë qenë të vërteta. Dhe dashuria ka qenë e pastër.
Njerëzit e kanë përkrahur njëri-tjetrin. Ata kanë ndarë çdo gjë me njëri-tjetrin.
I kanë ndarë pikëllimet, brengat, dhimbjen, por edhe buzëqeshjet e lumturinë. Njerëzit kanë qenë mbështetja dhe ndihmesa më e madhe për njëri-tjetrin.
Dhe po, ka pasur edhe luftëra. Por, njerëzit gjithmonë e kanë gjetur një mënyrë për të qëndruar bashkë dhe vlerat e caktuara, si solidariteti, barazia, sinqeriteti dhe dashuria janë vlerësuar gjithmonë.
Dhe kjo ka qenë arsyeja se përse lidhjet e tyre kanë qenë të vërteta dhe kanë zgjatur shumë.
Por sot, gjërat kanë ndryshuar.
Ka një pabarazi mes klasave shoqërore. Ka diskriminim. Nuk ka tolerancë. Ka inat. Ka urrejtje. Ka racizëm. Ka terrorizëm.
Varfëria, pabarazia, dhe mashtrimi gjenden në çdo kënd. Dhe të vetmit njerëz që vuajnë nga këto janë zakonisht ata të drejtit. Ata që janë fisnikë, zemërgjerë, të sinqertë e të mëshirshëm. Ata që e kanë zemrën e mirë. Ata, shpirti i të cilëve është shumë i pastër.
Kjo nuk është në rregull, apo jo?
Pra, a nuk mendoni se është detyrë e jona ta transformojmë shoqërinë në të cilën jetojmë?
Jeta është mjaft e vështirë ashtu siç është tani, prandaj mos e keqtrajtoni dhe disrespektoni njëri-tjetrin.
Ndaleni diskriminimin, paragjykimet, gënjeshtrat dhe urrejtjen.
Mos mbani inat për lumturinë dhe suksesin e tjerëve. Përqendrohuni në vetvete, në zhvillimin tuaj, në lumturinë tuaj.
Ndaloni së imponuari tjerëve besimet tuaja. Mos i kritikoni për dobësitë e tyre e as mos i bëni të ndihet të dobët dhe të parëndësishëm.
Secilin përreth jush trajtojeni me zemërgjerësi, mëshirë dhe mirësi. Shpërndani dashuri dhe paqe.