Shumë personazhe të njohur zgjedhin të ruajnë pamjen e bukur dhe të freskët përmes ndërhyrjeve kirurgjikale ose trajtimeve të shtrenjta të fytyrës.
Por Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon nuk përfshihen në këtë kategori, sepse ndër vite ato nuk kanë kryer asnjë ndërhyrje dhe vazhdojnë të duken njësoj si ditën e parë kur u bënë të njohura.
Së fundmi dy aktoret kanë zbuluar disa nga sekretet e tyre për rini të përjetshme.
Ato kanë treguar se konsumojnë vetëm disa lloje ushqimesh për 16 orë, pije të shëndetshme dhe stërviten 6 herë në javë. Vetëm 1 ditë në javë i lejojnë vetes që të konsumojnë çdo gjë që kanë dëshirë.
Kur janë pyetur se si e nisin ditën e tyre Jennifer ka treguar se asnjëherë nuk ha mëngjes, ndërsa Reese pi vetëm një kafe dhe një pije me produkte jeshile.