John Legend ka ndarë një azhurnim për shërimin e gruas së tij, Chrissy Teigen, një javë pas operacionit për heqjen e implantit të gjirit.
Këngëtari 41-vjeçar, ka thënë se derisa ylli i ‘Sports Illustraded’, 34-vjeçare është akoma në rikuperim, ai ka qenë duke e ndihmuar atë përreth për aq sa ka mundur.
Në një intervistë të re, krijuesi i hitit “All of me” u shpreh se i ka ndihmuar mjaft shumë fëmijëve të tij; vajzës, Lunës dhe djalit Miles.
“Ne kemi shumë punë në shtëpi. Chrissy është duke u rikuperuar, ajo ka hequr implantet javën e kaluar për të cilat i ka treguar të gjithëve”, ka thënë John.
“Duhet kohë për t’u rikuperuar kur ju heqni një pjesë. Kështu që i kam ndihmuar Chrissy tejet shumë aq sa kam mundur”, vazhdon më tej ai.
Chrissy ndërkohë ka qenë vetëm 20-vjeçe kur ka bërë implantet e gjirit.