Ka gra të bukura, të pavarura, të forta dhe të veçanta. Janë të njëjtat, me ato që i kanë zemrat të lodhura nga zhgënjimet dhe takimet e gabuara e të njëpasnjëshme. Ato do të takojnë dashurinë, herët a vonë, por janë subjekt i përjetimit të shumë dështimeve sentimentale pikërisht për shkak të personalitetit të tyre unik.
Një grua e veçantë karakterizohet nga një personalitet i fortë, ky aspekt frikëson burrin modern i cili tenton të ikë ose të preferojë situata më të thjeshta. Një grua e fortë dhe e pavarur në fakt mund të mos jetë shumë e lakueshme dhe agresive, edhe pse nuk është aspak kështu. Dashuria e vërtetë nuk lypet dhe nuk imponohet dhe gratë e forta e dinë mirë. Kur një historie i jepet fund, është një mënyrë për të marrë frymë dhe për të ecur në një rrugë të re dhe më të gjatë.
Gratë speciale janë jashtëzakonisht kërkuese: ato dinë se çfarë duan dhe ku të shikojnë. Për këtë arsye ato nuk pranojnë sjellje toksike dhe negative nga ana e partnerit të tyre dhe kjo, i tremb shumë burrat. Këto gra, të forta dhe të veçanta, janë të sinqerta dhe kanë një zemër të pastër dhe autentike, kështu që ato nuk i tolerojnë gënjeshtrat. Inteligjenca e tyre u lejon t’i nuhasin, kjo është arsyeja pse zbulojnë çdo gënjeshtër të partnerit.
Një veçori tjetër e këtyre grave, e cila i frikëson burrat, është fakti se ato janë jashtëzakonisht kurioze dhe pasionante për jetën. Gjithmonë janë duke kërkuar stimuj të rinj dhe ditët e kaluara duke parë ndeshje futbolli në televizion mund të mos i emocionojnë. Gratë e forta dhe të pavarura kanë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të ekuilibruar, ato nuk kanë kohë për thashetheme apo mosmarrëveshje me njerëzit e tjerë. Kjo është arsyeja pse ato janë jashtëzakonisht të pjekura edhe nëse janë gra të reja.
Këto gra, megjithëse duken të forta dhe të vështira, kanë një zemër të jashtëzakonshme, të pastër dhe autentike të destinuar për të tjerët. Ato i përkushtohen tërësisht njerëzve të dashur, familjes dhe miqve të tyre, si dhe partnerit. Por kjo nuk kuptohet gjithmonë dhe meshkujt, ikin, edhe para se të shohin pafundësinë e zemrës së tyre.