Ish-ministri Panariti: Qeveria duhet të ndryshojë kurs, sa më pak teste aq më shumë të infektuar

0
Gjigandi

Ish-ministri, Edmond Panariti thotë se qeveria duhet të ndryshojë mënyrën e luftimit të COVID-19 pasi po gabon me masat. Sipas tij, duhen kryer sa më shumë testime, gjurmim dhe izolim.

Ish-ministri i Bujqësisë thekson se qeveria ka ndjekur hapa të gabuara me karantinën dhe mbylljen dhe kjo ka sjellë më shumë të infektuar.

“Sa më pak dhe sa më keq teston, aq më shumë sëmur dhe infekton! Testim, gjurmim, izolim. Janë tre hapat e vetme për kontrollin e COVID. Nuk ka rrugë tjetër.

Jo karantina dhe mbyllja e njerëzve të cilën edhe për “show force” e preferojnë vetëm ato qeveri, të cilat dështojnë te të parat. Po korr atë çka ke mbjellë me hapa të gabuara! Duhet menjëherë ndryshim 180 gradë i kursit, sepse jemi ende në fillim të luftës”, shprehet Panariti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu