Të gjithë në gadishmëri për Skënderbeun

0
Gjigandi

Nuk ka kohë për të pushuar te Teuta. Edhe pse të enjten luajtën ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë, durrsakët kanë zbritur direkt në fushë.

Seanca ka nisur në orën 20:00 dhe grupi është ndarë në dysh. Titullarët që ishin në fushë kundër Kukësit, kryen vetëm disa vrapime dhe ushtrimeve rigjeneruese.

E kundërta ndodhi me pjesën tjetër, që mori ngarkesë maksimale. Durrsakët do të presin të hënën Skënderbeun për llogari të javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Nëse duan që të mos e lëshojnë vendin e tretë, me patjetër duhet të fitojnë dhe për këtë motiv stafi teknik po punon që të perfeksionojë manovrën në të dyja fazat e lojës deri në ditën e ndeshjes.

Mungesa për fat nuk kanë, as prej dëmtimeve dhe as pezullimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu