“Messi do ta mbyllë karrierën në Barcelonë”

0
Gjigandi

Presidenti Josep Maria Bartomeu ka siguruar se ylli argjentinas do të luajë edhe për disa vite në “Camp Nou”

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka siguruar se Lionel Messi do ta mbyllë karrierën tek gjiganti katalunas.

Kreu i klubit spanjoll insiston se ylli argjentinas nuk do të largohet më herët nga “Camp Nou”, përkundër spekulimeve.

33 vjeçarit do t’i skadojë kontrata vitin tjetër dhe palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e saj.

“Ne kemi biseduar, jemi duke biseduar dhe do të vazhdojmë të bisedojmë me Messin. Ai dëshiron ta përfundojë karrierën këtu. Ne do t’ia vazhdojmë situatën e tij, nuk kam dyshim se ai do të qëndrojë këtu”, deklaroi Bartomeu për “TV3”.

RonaTyra

Messi është duke e kaluar një sezon të shkëlqyeshëm në nivelin personal.

Ai së fundmi u bë lojtari i parë në histori të La Ligas që i shënon 20 gola dhe i dhuron 20 asistime brenda një sezoni.

Në të gjitha kompeticionet, Messi i ka shënuar 27 gola dhe ka kontribuuar më 25 asistime këtë edicion. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu