Ish-eurodeputeti e tregon për herë të parë: Si më ofroi Gramoz Ruçi postin e këshilltarit

0
Gjigandi

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka treguar për herë të parë se si pranoi postin si këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ai tregon në News24, se ishte një ftesë nga vetë ana e Gramoz Ruçit dhe se e pranoi me kënaqësi pasi i pëlqen të bashkëpunojë me Shqipërinë.

“Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë. Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë,” tha ai.

Ish-eurodeputeti ka zbuluar edhe si është të punosh me Gramoz Ruçin. 

“Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar,” tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu