I riu shqiptar zhduket në Spanjë/ Nëna rrëfen dramën: Më uroi 8 Marsin dhe nuk më telefonoi më

0
Gjigandi

Një 25-vjeçar nga Patosi për më shumë se 5 muaj ka humbur kontaktet me familjen e tij. Mario Ferhataj punonte në Europë si emigrant në punën e parë të zezë që i dilte përpara.

Pas një eksperience në Belgjikë, 25-vjeçari udhëtoi drejt Barcelonës ku me ndihmën e disa shokëve u akomodua përkohësisht. E ëma e tij tregon për Report telefonatën e fundit me të birin. Pasi i kishte uruar nxitimthi 8 Marsin, 25-vjeçari humbi kontaktet me familjen dhe rezulton edhe sot si i zhdukur.

Mamaja e tij, Antoneta Ferhataj, thotë se djali ka vuajtur nga depresioni më parë por gjendja e tij ishte normalizuar.

Së fundmi ajo tregon se djali i saj kishte mbetur edhe pa para përshkak të mungesës së një pune.

“Biseda e fundit tekefonike ka qenë për 8 Marsin, nga Madridi, sepse klishte ndryshuar vendodhje. Më telefonoi dhe vetëm më uroi festën, se jam me nxitim për punë më tha. Kishte afro 2 javë në Spanjë pasi kishte shkuar që në fund të muajit shkurt, dhe për gjatë kësaj periudhe kohore kishim kontakte të rregullta. Më ka telfonuar me numra të shokve gjithmonë.

RonaTyra

Që nga data 8 mars e këtij viti unë nuk kam patur asnjë bisedë telefonike dhe asnjë informacion për djalin. Në fillim të muajit qershor, Mario ka telefonuar një shok me celularine një kalimtari dhe i ka kërkuar para, destinacionin që shoku i kishte dërguar parat ishte madridi dhe nga biseda që kishte bërë më shokun i kishte treguar që kishte mbetur pa para dhe flinte rrugve. Djali ka patur probleme me depresionin më parë, por u kurua dhe u bë mirë…tani ne dyshojmë se mund të ketë po të njëjtin problem, prandaj duam ta gjejm sepse ai nuk mundet të kthehet vetë,” rrëfen ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu