I kërkoi 4 mijë euro një personi për të mos i arrestuar djalin, GJKKO nxjerr nga qelia policin në Kavajë

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë nga qelia policin e Kavajës, Ilir Dizdari i akuzuar për korrupsion pasiv. GJKKO vendosni masën ‘arrest shtëpie’ për efektivin e policisë Ilir Dizdari, i cili u arrestua më 8 korrik nga SPAK dhe SHÇBA.

Dizdari i kërkoi një personi 4 mijë euro me qëllim favorizimin për të mos ia arrestuar djalin, i cili kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Ilir Dizdari, me detyrë specialist i hetimit të krimeve në komisariatin e policisë Kavajë ka keqpërdorur detyrën e tij duke i kërkuar 4 mijë euro një shtetasi që të mos i arrestonte djalin. Oficeri i Policisë kërkonte shumën prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit.

Arrestimi i tij u bë në kushtet e flagrancës duke marrë paratë, ndërsa si provë materiale u sekuestrua vlera monetare prej 4 mijë eurosh dhe celulari i policit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu