I dërguan në të njëjtin spital Covid, binjaket infermiere: ‘Na ngatërrojnë me njëra-tjetrën’

0
Gjigandi

Motrat binjake mund të duken identike, të veprojnë njëlloj dhe madje të ndajnë të njëjtat shije dhe interesa. Por në këtë rast, kjo çështje shkoi përtej këtyre karakteristikave. Dy binjaket infermiere, e gjetën veten duke punuar në të njëjtin spital, duke ndihmuar së bashku viktimat e Covid-19.

Si ndodhi kjo?

Pandemia i solli në të njëjtat reparte

Në moshën 25-vjeçare, Samantha dhe Rebecca Silverman janë dy infermiere të regjistruara që punojnë në njësinë Covid-19 në ‘Spitalin Memorial të Northwestern’, në Çikago. Ato zakonisht nuk punojnë në të njëjtën njësi, pasi Rebecca punon në njësinë e kujdesit intensiv (ICU), ndërsa Samantha punon në njësinë e kujdesit kardiak.

Megjithatë, pasi spitali u përball me një numër të madh të pacientëve Covid-19, të dy njësitë e kujdesit intensiv u shndërruan në ICU të Covid.

RonaTyra

“Është thjesht bukur kur ke një ditë të lodhshme dhe mund të kthehesh për të parë fytyrën e Samantha-s. Është një mënyrë për të larguar stresin thjesht duke qenë me njëra-tjetrën dhe për të parë njëra-tjetrën gjatë këtyre ditëve të vështira.”- tha Rebecca Silverman për  ‘Morning America’.

Dy motrat nuk janë heronjtë e vetëm në familje. Ato kanë një motër më të madhe, e cila është gjithashtu infermiere në spitalin e fëmijëve në Çikago.

Të punosh me binjaken ka përfitimet e saj

Dy motrat kanë qenë gjithmonë të afërta dhe lëvizin për të punuar së bashku kur kanë mundësi. Por tani po punojnë krah për krah gjatë turneve 12 orarësh. Ky partneritet i ri i ka ndihmuar më shumë.

“Ne punojmë vërtet së bashku. Gjithmonë kemi punuar. Ne jemi në gjendje të punojmë dhe të ndihmojmë njëra-tjetrën në mënyra që për njerëzit e tjerë mund të mos jenë aq të natyrshme.”- tha Rebecca Silverman.

Motrat po përballen së bashku me një mjedis të frikshëm

Rebecca dhe Samantha pranojnë se puna e tyre e tanishme mund të jetë e frikshme. Me përhapjen e rasteve të Covid-19, është e vështirë për spitalet në të gjithë Amerikën të merren me kaq shumë pacientë.

“Ju nuk e dini me të vërtetë se me çfarë do të përballeni në punë, çfarë do të shihni dhe si do të jeni sot. Është padyshim mjaft e vështirë dhe e frikshme në përgjithësi të jesh këtu gjatë kësaj kohe.”- thanë ato.

Pavarësisht kësaj, mundësia për të pasur njëra-tjetrën e ndihmoi seriozisht moralin e tyre. “Është rraskapitëse fizikisht. Dhe mendërisht, “- tha Samantha për punën që ajo dhe Rebecca, së bashku me kolegët e tyre po bëjnë. “Ndihem sikur të gjithë po punojmë vërtet shumë dhe të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin tani.”

Dhe për të shtuar pak humor në situatë, binjaket ngatërrohen me njëra-tjetrën.

“Është gazmore, mendoj, për mjekët. Ata vijnë tek ne dhe flasin për një pacient kur është pacienti i tjetrës.”- tha Rebecca Silverman.

Të punojmë së bashku, të fitojmë së bashku

Historia e dy motrave dëshmon rëndësinë e mbështetjes morale kur kalon ndonjë moment të vështirë. Kur e ndihmojmë njëri-tjetrin duke qenë të pranishëm për njëri-tjetrin, e bëjmë çdo sfidë më të lehtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu