Horoskopi për të gjithë muajin Korrik / Parashikimi për shëndetin, financat dhe dashurinë

0
Gjigandi

Këtë muaj do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë të pamenduar. Do merrni edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje do bëni të pamundurën që të qëndroni sa më pranë atij që dashuroni dhe do shmangin çdo lloj mosmarrëveshjeje.

Nuk pritet të ndodhë asnjë problem. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta joshni dhe ta bëni për vetë atë që pëlqeni, prandaj deri në fillim të javës së dytë çdo përpjekje do ikë më kot. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë.

Stresi dhe lodhja do shkaktojnë herë pas here probleme shëndetësore. Nuk do jeni aspak në gjendjen që keni ëndërruar. Financat do jenë të qëndrueshme edhe pse jo në gjendjen që keni ëndërruar deri më tani. Në punë do ju ndihmojnë disa kolegë dhe do arrini majat. Mund të merrni edhe një propozim të jashtëzakonshëm nga shefat.

Demi

RonaTyra

Gjate këtij muaji do kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata kanë vërtet nevojë që t’iu gjendeni pranë herë pas here. Për ju çiftet ka për të qenë një muaj shumë më romantik dhe pasionant. Do ndiheni në çdo moment mirë dhe gati për të hedhur hapa më tej. Ju beqarët do realizoni disa takime gjatë kësaj periudhe, por asnjeri nuk do përputhet me ato që ata keni ëndërruar. Nëse nuk do ndiheni të sigurt, më mirë të mos hidhni hapa. Shëndeti do jetë herë i mirë e herë delikat. Mund të keni ndonjë shqetësim nga koka, që me pak më tepër përkujdes dhe me mjekime popullore do qetësohet. Sipas Dritare.net, në planin financiar do ndërmerrni iniciativa për t’i rregulluar problemet. Gjendja do fillojë të stabilizohet pas javës së dytë. Në punë do jeni të kujdesshëm dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

Binjakët

Ky nuk do jetë muaj shumë i mirë për ju. Nuk do jeni të shoqërueshëm dhe do bëni çdo gjë ashtu si do ju thotë mendja për momentin. Nëse jeni në një lidhje do krijoni debate të kota me partnerin dhe do ndiheni keq të dy. Mundohuni ta shihni çdo gjë ndryshe nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka të ndërtuar deri më tani. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës të përhumbur dhe nuk do përfitoni dot nga mundësitë që do iu jepen. Gjendja shëndetësore fatkeqësisht nuk do jetë ashtu si do dëshironit. Herë pas here do ndiheni keq dhe mund të keni shqetësime serioze. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po bëtë çmenduri me shpenzimet do mbeteni pa para. Në pune nuk do ju mungojë as vullneti dhe as durimi, por fatkeqësisht disa kolege do ndërhyjnë t’ua prishin gjithë planet.

Gaforrja

Ky nuk do jetë muaji që ju keni ëndërruar. Do kërkoni gjithmonë më tepër nga vetja e nga partneri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ju që jeni në një lidhje duhet t’i jepni disi më shumë prioritet jetës intime. Dijeni që po e latë pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje më pas ose dikush tjetër do ua marrë nga duart. Ju beqarët do joshni pafund, por nuk dihet me saktësi nëse do filloni një lidhje serioze apo do keni thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni më energjikë se më parë dhe nervozizmi nuk do ekzistojë më. Gjendja e financave nuk do jetë në momentin më të mirë. Tregohuni shumë të matur me çdo lloj shpenzimi. Në punë do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shumë shpejt atje ku keni dashur gjithmonë.

Luani

Muaj shumë i qetë dhe aspak problematik. Ju që jeni në një lidhje do bashkëpunoni me partnerin tuaj për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe disa dyshime që keni pasur më herët. Nëse jeni beqarë do e kërkoni gjithë kohës shpirtin tuaj binjak, por vështirë se mund ta gjeni edhe këtë muaj. Gjithsesi mirë është të përfitoni sa të mundni nga ftesat pasi asnjëherë nuk i duhet çfarë mund të ndodhe më vonë. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mos e teproni me lodhjen dhe mundohuni të mos pini shumë qetësues kur të keni pagjumësi. Në planin financiar familjarët do ju mbështesin fort dhe nuk do keni asnjë vështirësi. Në punë do keni goxha të papritura, prandaj do bëni mirë të mos nxitoheni para se të hidhni çdo hap. Kolegët shikojini gjithmonë me një hije dyshimi.

Virgjëresha

Këtë muaj do keni më shumë kohë për t’ia kushtuar vetes dhe atyre që doni. Jeta juaj në çift do jete e shkëlqyer sidomos pas datës 13. Do ndryshoni sjellje dhe do jeni të kujdesshëm për gjithçka. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Ju beqarët do keni një periudhe të favorshme të cilën duhet ta shfrytëzoni sa të mundeni. Përfitoni nga ftesat sepse dikush mund të jetë personi që po kërkoni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si keni dashur, megjithatë probleme serioze nuk do keni. Mbrohuni nga dielli dhe mos abuzoni me ushqimin. Financat do mbeten të qëndrueshme gjithë kohën. Do mendoni edhe për të ardhmen. Në puna do ju mungojë vendosmëria dhe këmbëngulja dhe nuk do arrini majën e suksesit. Gjithsesi nuk duhet të ankoheni.

Peshorja

Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Ju të dashuruarit do përballeni shpesh me goxha probleme. Mire është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe e ngrini zërin vetëm sa do e përkeqësoni situatën. Nëse jeni beqarë do ndihen gati ta ndryshojnë statusin tuaj dhe do përfitoni nga propozimet që do merrni. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Dietat shmangini sa më shumë. Sipas Dritare.net, financat do jenë të qëndrueshme, por mos prisni përmirësime. Në punë vërtet do përballeni me vështirësi e sfida të mëdha, por ato do ju bëjnë më të fortë dhe do arrini majat.

Akrepi

Plutoni dhe Marsi do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Rreth datës 12 deri ne 15 do reflektoni pak, por sërish do futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë goxha konfliktuale. Do ndiheni herë pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rrugë. Ju beqarët do jeni luftarakë dhe do arrini ta bëni për vete personin që aq shumë e keni pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri në datën 16 do lodheni jashtë mase.

Shigjetari

Mundohuni t’iu qëndroni larg gënjeshtrave gjatë këtij muaji sepse ato gjithmonë e bëjnë jetën më të ndërlikuar. Nëse keni një lidhje, mos e vini atë asnjë moment në rrezik dhe kaloni më tepër kohë me partnerin. Kjo është e vetmja mënyrë që gjithçka të ecë si duhet. Ju beqarët do keni disa takime, por njëri do jetë më i veçantë dhe do iu bëjë të përjetoni emocione të shumta. Gjendja shëndetësore do varet mjaft nga gjendja psikologjike. Nëse ajo do jetë e renduar, mund të keni edhe probleme të tjera. Yoga mund t’iu ndihmojë të jeni më të qetë. Gjendja e financave do jetë e trazuar sidomos dy javët e para, më pas do i kuptoni gabimet dhe do merrni masa për t’i ndrequr sa më pare. Në punë bëni aq sa mundeni dhe mos gënjeni për asnjë çast. As vetë nuk do ndiheni mirë dhe as shefat nuk do ju vlerësojnë.

Bricjapi

Do keni një jetë mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni në ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur të jetë e fundit. Ju që jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni gjëra të reja e pse jo ndonjë çmenduri të vogël. Rutina është ajo që e shkatërron më shumë se çdo gjë tjetër një lidhje. Ju beqarët duhet ta shfrytëzoni çdo ftesë që do ju bëhet për të pasur njohje të reja. Edhe sikur gjërat të mos shkojnë ashtu siç mund të keni dashur, rëndësi ka të mos qëndroni vetëm. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse më pas gjendja do fillojë të normalizohet. Financat mund të kenë tronditje të vogla për shkak të ndonjë shpenzimi të pamenduar. Gjithsesi nuk do e teproni. Në punë do ju lindin ide nga më të ndryshmet sesi të arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit.

Ujori

Nëse e bëni çdo gjë me dëshirën e mirë këtë muaj, gjithçka do ju ecë si doni. Mos u nxitoni për asgjë sepse mund të pengoheni dhe të dëmtoni veten. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë pranë personave të zemrës dhe do filloni të programoni ndonjë aventurë. Java më e veçantë do jetë e treta. Ju beqarët do jeni të kënaqur nga jeta që bëni dhe nuk do e kërkoni me ngulm një lidhje. Në fakt do merrni propozime të shumta, të cilat do jenë në dorën e tyre nëse do i pranojnë apo jo. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni një energji të madhe që as vete nuk e dini nga ju buron. Financat herë pas here do kenë disa tronditje dhe nuk do dini çfarë të bëni. Specialistet mund t’iu japin këshillat më të mira. Në punë harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Provoni edhe sfida të reja sepse mund t’ia dilni.

Peshqit

Këtë muaj do përqendroheni më tepër tek ato gjëra që i keni më përzemër dhe do i kaloni të tjerat në plan të dytë. Nëse jeni në një lidhje do e forconi bashkëpunimin dhe do filloni projekte të përbashkëta. Pranë partnerit do ndiheni gjithmonë të plotësuar. Ju beqarët do kënaqeni me çdo takim që do realizoni dhe ka gjasë që me një person të mendoni për një lidhje. Shëndeti do jetë i kënaqshme në pjesën më të madhe të kohës, por nuk do mungojnë as ditët me shqetësime të vogla si: dhimbje muskujsh, dhimbje koke apo barku. Financat do jenë delikate gjatë javës së dyte dhe kjo për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni. Komunikimi dhe bashkëpunimi me koleget do bëjnë që të keni më tepër arritje në jetën profesionale. Mund te merrni edhe propozime impresionuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu