Dashi e Binjakët padyshim do të jenë zotërit e padiskutueshëm të qiellit të korrikut, veçanërisht në lidhje me botën e erosit.
Nxehtësia e verës do të zgjojë shpirtrat e nxehtë të Shenjave të Zjarrit. Shenjat e Ajrit, nga ana tjetër, do të ndjehen më romantike dhe madje do të ketë flirte të vogla të destinuara të mos zgjasin përtej verës.
DASHI – Tërë muaji do të jetë për ju i zjarrtë pas çarçafëve. Partnerët tuaj do të jenë të lumtur që do të ndajnë intimitetin e tyre me një person si ju. Harroni angazhimet e punës dhe përqëndrohuni në dëshirën tuaj për të bërë dashuri.
DEMI – Plutoni në Bricjap është padyshim aleati juaj më i mirë në sferën seksuale për tërë muajin korrik. Nuk do të keni asnjë tabu dhe do të dëshironi të habisni partnerët tuaj. Do të kërkoni partner që do dinë të plotësojnë dëshirat tuaja.
BINJAKET – Do ta keni më të lehtë të dashuroheni me një partner/e që ka afinitet seksual veçanërisht të fortë. Mos vendosni kufij, mund të përfundoni në shtrat me mikun ose mikeshën tuaj më të mirë.
GAFORRJA – Dëshira juaj për të kryer marrëdhënie nuk do të jetë shumë e gjallë këtë muaj dhe nuk do të dëshironi ta shtyni veten në takime seksuale pasioni. Ndoshta do të preferonit që dikush t’ju dalë përpara e t’ju ofrojë direkt të bëni dashuri me të.
LUANI – Bëhuni gati të provoni gjithçka që keni dashur gjithmonë, por që për një arsye ose një tjetër nuk keni qenë kurrë në gjendje të bëni me partnerët tuaj. Një i/e dashur e re ju pret, madje akoma më mirë nëse do të shkoni me pushime. Kuptimi seksual mes jush do të jetë më intensiv nga sa e imagjinoni.
VIRGJERESHA – Mund të njeheni të stresuar nga kërkesat e vazhdueshme të një partneri/partnerje këmbëngulëse, i/e cili/a do të mendojë se nuk jeni të interesuar për të kryer marrëdhënie me të. Mund të përfundoni në shtrat me dikë sa për të kaluar kohën.
PESHORJA – Ky muaj do të jetë i favorshëm për ju për sa i përket jetës erotike e seksuale. Jeni të rrethuar nga njerëz që duan të bëjnë dashuri me ju, kështu që tregojeni veten gjithnjë të disponueshëm.
AKREPI – Rutina juaj e përditshme mund t’ju duket stresuese, por Venusi do t’ju ndihmojë të bëni muajin korrik një muaj të pasur e intensive nga pikëpamja erotike. Tregohuni mendje hapur e pyesni partnerin/en se çfarë dëshiron dhe gjithashtu tregoni dëshirat tuaja.
SHIGJETARI – Me Marsin në një aspect të favorshëm, dëshirat tuaja do të rriten gjatë gjithë këtij muaji. Por nëse shkoni në një gjueti aventureske, mund të zhgënjeheni pasi jo të gjithë personat që do të pëlqeni do të jenë të interesuar për ju.
BRICJAPI – Këtë herë Marsi do t’ju japë një periudhë të vështirë. Angazhimet e punës që gjithmonë i vendosni në radhë të parë do të jenë aq stresuese sa shpesh do ju heqin dëshirën për të njohur njerëz të rinj.
UJORI – Ju do të jeni personat më të dëshiruar të kësaj vere dhe duhet të jeni plotësisht të vetëdijshëm për këtë. Marsi ju bën të zgjuar dhe të bukur, aq sa për të joshur mjaftueshëm ata/o që do të jenë në radarin e dëshirave të juaja.
PESHQIT – Një qëndrim i tërhequr dhe pesimit vështirë se do të tërheqë personat rreth jush, e aq më tepër që të kërkojnë aventura dashire me ju. Është e rëndësishme që të jeni të sinqertë dhe të shmangni frikërat apo qëndrimet që përjcellin ankth dhe shqetësim.