Femrat, për humor të mirë, do të duhej të përjetonin së paku tre orgazma në javë
Qe disa këshilla se si orgazmat të zgjasin nga 20 sekonda, por edhe më gjatë.
“Nëse femra është e kënaqur seksualisht, ndihet fantastike sepse bën diç të mirë për veten, por njëherësh edhe të tjerëve mund t’u sjellë humor të mirë”, ka thënë dr. Andrea Penington.
“Edhe pse orgazmat e shumëfishta kanë mjaft përparësi, nuk është e mirë ajo që në çdo të tretën orgazëm të mashkullit është një orgazëm i femrës. Kjo do të duhej të ndryshojë”, ka shtuar ajo.
Orgazma e madhe do të mund të përbëhej nga 10 deri në 15 “hove” të vogla në të cilat trupi liron tendosjen, ndërkaq orgazma e vogël 3 deri në 5 “hove”.
Me rastin e orgazmave rritet dërgimi i gjakut në gjenitale, ndërkaq truri juaj fokusohet në shqisa në tërësi – gjatë orgazmave humbim vetëdijen mbi tingujt dhe aromat të cilat gjenden rreth nesh.
Ekspertët për këtë kanë vendosur të ndajnë disa këshilla me ndihmën e të cilave mund ta bëni orgazmën edhe më të gjatë.
1. Teknika ‘surfing’
Fjala është për arritjen e kulmimit dhe pastaj tërheqja e vrullshme. Te 65% e femrave të anketuara, ato të cilat kanë bërë këtë hile dy apo tri herë, kanë pasur orgazma më të fuqishme.
2. Pushimi
Kur ndieni që po afrohet kulmimi, largohuni nga partneri. Kjo do t’ju lejojë një apo dy minuta më shumë që të “pushoni” dhe pastaj mund të vazhdoni aty ku keni mbetur.
3. ‘Çmenduria’
Imagjinoni diçka që do t’jua largojë vëmendjen kur i afroheni kulmimit. Kjo mund të jetë, për shembull, goditja e butë në pjesën e brendshme të kërdhokullave.