Konsumimi i lëngjeve është vendimtar në luftën kundër celulitit, mirëpo nëse përgatisni lëng nga përbërësit të cilët kanë forcën të fillojnë zbërthimin e shtresave yndyrore, me koren e portokallit nuk do të keni problem
Kjo pije është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, ndërkaq edhe rezultatet arrihen shpejt.
Do t’ju ndihmojë që organizmin ta pastroni nga brenda, ndërkaq në lëkurë menjëherë do të vërehen ndryshime, përkatësisht pas detoksit lëkura do të shkëlqejë dhe do të jetë e tendosur, transmeton Telegrafi.
Përbërësi kryesor i kësaj pijeje është selinoja, ndërsa pikërisht ky përbërës është i shkëlqyeshëm, sepse është i pasur me fibra, minerale, magnez dhe fosfor, vitamina K, B dhe C.
Falë të gjitha cilësive pozitive të cilat këto vitamina i kanë në organizëm dhe lëkurë, do të jeni të gatshme që t’i vishni shumë shpejt veshjet e preferuara.
Përbërësit:
▪ 3 kërcej selino
▪ 200 ml ujë
Përgatitja:
Lëngun mund ta përgatisni në shtrydhëse frutash ose blender. Është mirë të keni aparat për lëngje, mirëpo edhe blenderi do të jetë i mirë për ta përgatitur këtë lëng.
Rekomandohet të konsumohet çdo mëngjes në lukth të zbrazët.