Rita Ora befasoi sërish të gjithë me maskimin për festën për “Halloween”.
Këngëtarja e njohur, Rita Ora edhe këtë vit u transformua tërësisht me rasti ne festës së “Halloween”.
Vitin e kaluar, ajo vendosi të shndërrohej në artistin e njohur, Post Malone, duke lënë të gjithë pa fjalë.
E kësaj radhe, Rita preferoi të dukej e frikshme, duke u maskuar si personazhet e filmave horror, një storie e përgatitur sikur për ‘dasmë të përgjakshme’.
Me fustan nusërie, me vello, paruke, e grim të frikshëm, Rita Ora vështirë se njihej me këtë ndryshim.