Hakerët tani mund të bëjnë karikues që shkatërrojnë telefonin tuaj

0
Gjigandi

Tani telefoni juaj mund të shkatërrohet nga hakerët përmes karikuesve që i vënë flakën telefonit.

Disa zbulime nga një  laborator në Kinë kanë demonstruar se sa shumë dëme mund të shkaktohen nga çdo karikues që prodhojnë hakerët.

Duke u bazuar në qendër e Android-it, kërkuesit nga Tencent Security Labs zbuluan një mënyrë për të mbivendosur firmware në portin USB të 18 karikuesve të modeleve të ndryshme.

Karikuesit e shpejtë janë shumë të përdorur sepse ata i mundësojnë pajisjes që të karikohet me një shpejtësi të madhe.

RonaTyra

Ata kanë një kod bazik kështu që mund të marrin informata nga pajisja që po karikohet dhe japin energjinë që u nevojitet. Ekspertët e sigurisë së Tencent ishin në gjendje që të manipulonin me këtë kod dhe përdorën një shfrytëzues i quajtur “BadPower”.

Këto rezultate në karikues dërgojnë tension shumë më të madh në pajisje, duke shkaktuar prishje apo edhe flakë. Që të ndaloni këtë të ju ndodhë, Tencent kanë një këshillë që të mos i ndani me të tjerët karikuesit.

Ai gjithashtu këshilloi prodhuesit të punojnë në paaftësimin e çdo firmware-i që është rregulluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu