Manchester City po mendon edhe për largimet

0
Gjigandi

Manchester City po mendon edhe për largimet dhe i pari në listë duket se është Nicolas Otamendi.

Argjentinasi e ka humbur pozicionin e tij si titullar, teksa numëron 32 ndeshje në Premier League në 2 vitet e fundit. Rikthimi në Argjentinë është një nga opsionet, por së fundmi ka pasur sirena edhe nga Spanja.

Real Betis është futur vrullshëm në garë për 32-vjeçarin, pasi trajneri i ri Mauricio Pellegrini e konsideron shumë të vlefshme eksperiencën që mund të sjellë në ekip Otamendi.

Mbrojtësi do ta mirëpriste një rikthim në La Liga, ku edhe ka pasur një sezon të shkëlqyer me Valencian në vitin 2015.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu