Sot po feston ditëlindjen e 23 supermodelja, Hailey Baldwin ndërsa nuk kanë munguar as urimet e shumta në adresë të saj.
Padyshim urimi më i rëndësishmi dhe më i veçanti ishte ai i bashkëshortit të saj, këngëtarit Justin Bieber.
Përkrah disa fotografive nga dasma e saj e tyre, këngëtari kanadez i tregoj edhe një herë se sa shumë është i dashuruar në të.
Gëzuar ditëlindjen zemër! Ti më bën të dua të jem më i mirë çdo ditë! Mënyra se si jetoni ju është kaq tërheqëse .. ps ju më ndizni në çdo mënyrë, sezonin e ardhshëm fëmijë ”, ka shkruar Justin në urimin e tij.
Kujtojmë që Hailey dhe Justin u martuan në shtator të vitit të kaluar ndërsa pak muaj më parë organizuan dasmën e dytë me shumë të ftuar.