Gjykata merr vendimin për vajzën që nxori në pritë Hekuran Billën

0
Gjigandi

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur “arrest në burg” për Adiola Lakrën, vajzën që dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor, në një atentat te mirëorganizuar.

“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftes në Instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, tha Lakra.

Adiola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për ta nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor.

Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu