Një ditëlindje në karantinë dhe aspak e zakonshme kjo e Chiara Ferragnit për këtë vit! Por, kush e tha që kushtet apo izolimi mund të pengojnë idetë e bukura në një ditë speciale si kjo e sotmja për një nga influencueset më të mëdha në industrinë e modës në botë? Sidmos kur ke një partner si Fedez, gjërat bëhen edhe më të thjeshta!
Kështu, për 33-vjetorin e ditëlindjes së Chiarës nuk mund të mungonin lulet dhe buqetat e mëdha të kompozuara nga miqtë dhe familjarët e saj, por qershia mbi tortë, ishte urimi i veçantë që Fedez zgjodhi për Chiarën sot. “Gjoks i vogël, zemër e madhe”, kështu e uroi këngëtari, partneren e tij në ditëlindjen e saj, e videoja e tij tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Çështja e gjoksit të Chiara Ferragnit, jo pak herë është shënjestruar nga shtypi rozë, por në formën edhe të batutave, Fedez e ka sjell atë në vëmendje si një lloj qasjeje për të gjitha vajzat me gjoks të vogël, që ndoshta kanë një lloj droje, apo hezitimi për ta ekspozuar, për shkak të formës apo madhësisë. Ndaj, vajza qetësohuni!
Pas këtij urimi simpatik që Fedez i bëri Chiarës në ditëlindjen e saj, gjoksi i vogël nuk duket të jetë problem për një prej çifteve me më shumë ndikim në Europë e botë, ndaj nuk duhet të jetë as për ju!