Një çift të moshuarish u grabit me forcë në orët e para të mëngjesit në banesën ku jetonin me qira në Gjirokastër. Me lot në sy, gruaja tha se hajduti i mori lekët e qirasë dhe peshoren me të cilën shet lakra, ndërsa e kapi për fyti si kërcënim. Autori u vu në pranga disa orë pas ngjarjes.
Kjo është dëshmia e me lot në sy e moshuarës që u grabit më forcë në Gjirokastër,
Laze e Hismet Shehaj treguan tmerrin e përjetuar në shtëpinë ku jetonin me qira në Lagjen Kodra e Shtufit,
Hajdutët u erdhën në orët e para të mëngjesit dhe u futën në banesë përmes dritares së tualetit,
Veç lekëve që thotë se i kishte mbledhur me mundim për qiranë, hajduti i dhunoi e tmerroi.
“Më morën 187 mijë lekë. Unë shes lakra. Më mori edhe peshoren. Më hodhi fort duart në fyt. I thash burrit se çfarë bën. Mua më ra të fikët. Mora policinë. Unë nuk e njoh personin. Nga trupi dukej i gjatë. Më mori lekët e qirasë. Nuk kemi ku t’i gjejmë lekët e qirasë,. Do të dal të fle në rrugë. Jemi të tronditur, jam për spital. Të më kishte thënë m’i jep lekët do ia kisha dhënë, vetëm këtë të mos e kishte bërë.”
Disa orë pas ngjarjes, policia tha se arriti të vërë në pranga autorin e dyshuar.
Në pranga është vënë 32-vjeçari Vasilis Kafarani, i cili në dëshminë e parë mësohet se ka thënë se kishte nevojë për paratë.
Por ai besohet se ka vepruar me një tjetër person, që sipas burimeve e ka pritur jashtë ambienteve të shtëpisë.
Policia shoqëroi në polici 4 persona të dyshuar, mes të cilëve u identifikua dhe autori kryesor i grabitjes me forcë të dy të moshuarve.