Ky është komandanti i UÇK-së në petkun e Prishtinës në vitin 1999, kryetrajner e kishte Ajet Shoshollin!

0
Gjigandi

Për gjeneratat që kanë lindur nag viti 1992 e këndej nuk e kanë idenë as që e dinë se Sylejman Selimi, ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka qenë futbollist dhe në verën e vitit 1999 ka luajtur edhe në klubin me renome Prishtina!

E para, Sylejman Selimi, paraqitjen e parë zyrtare e ka pasur në petkun e Prishtinës dhe si titullar kundër përzgjedhjes së Tetovës pikërisht me 23 korrik të vitit 1999. 

Prishtina e kishte fituar këtë takim revyal me rezultat 4:3 apo që shënohet si rikthimi në stadium pas 8 viteve, pasi që ishte i uzurpuar nga bandat serbe. 

E dyta, Selimi e ka pasur kryetrajner Ajet Shoshollin. E treta, ai shihet në foto ulur në bankë pas daljes nga loja, ku majtas është Ali Osmani, pastaj Sylejman Selimi,  Bahri Berisha dhe Ajet Shosholli!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu