Reperi i popullarizuar shqiptar, Asdren Gjikolli – Gjiko, është në finalizim të projektit të ri muzikor.
Ai tashmë ka bërë të ditur se kënga mban titullin “Xhiro” dhe se së shpejti pritet të prezantohet para publikut.
Gjatë këtyre ditëve, artisti nga Peja ka sjell edhe disa pamje të reja nga prapaskenat e videoklipit të ri.
Reperi, i cili në Instagram numëron 684 mijë njerëz, ka ndarë një nga momentet e xhirimit teksa shfaqet në makinën e tij.
Duket se edhe për këtë klip është përkujdesur mjaft shumë artisti i njohur, i cili shquhet për projektet unike që sjell.
Sa i përket këngëve të reja, “Bizzy Bizzy” titullohet projekti i fundit i lansuar nga Gjiko në bashkëpunim me reperin Ledri Vula, gjersa është pjesë e albumit të ri të këtij të fundit “10/10”.