Gjërat për të cilat nuk duhet të kërkosh falje asnjëherë

0
Gjigandi

Janë disa gjëra në jetë për të cilat nuk duhet të ndiheni asesi fajtor. Këto gjëra janë ato që ju kompletojnë juve dhe mos e merrni mundin për të kërkuar falje nëse do e gjeni vetën në njërën nga situatat e zhvilluara më poshtë.

1. Mos kërkoni falje që dashuroni dikë; Dashuria është një gjë e bukur, por edhe nëse jeni dashuruar në njeriun e gabuar, faji nuk është tek ju dhe tek askush. Ju nuk duhet të kërkoni falje përse keni shfaqur ndjenja dashurie për dikë!

2. Mos ndiheni fajtor për të thënë ‘Jo’; Kur ju nuk dëshironi dicka është më se e logjikshme të thuani fjalën “JO”. Çdo kush duhet ta kuptojë vendimin tuaj prandaj asnjëherë mos u ndieni në faj nëse keni vendosur që situata nuk është në favorin tuaj dhe thuani jo.

3. Mos ndiheni fajtor që doni t’i ndjekni ëndrrat e juaja; Secili njeri duhet të besojë dhe ti ndjekë ëndrrat e tij. Çdo kush duhet të vlerësojë jetën e tij dhe të ketë të drejtë të punojë për të qenë të suksesshëm. Asnjëherë mos e nënvlerësoni vetën tuaj. Besoni në ëndrrat e juaja!

4. Mos kërkoni falje nëse dëshironi të ndani kohë për vetën; Kjo kohë që kaloni me vetën tuaj do t’iu ndihmojë të reflektoni mbi shumë gjëra që po ndodhin në rrethin tuaj. Kaloni kohë me vetën tuaj dhe mos ndiheni fajtor për këtë gjë.

RonaTyra

5. Mos kërkoni falje nëse doni të dilni nga një lidhje toksike; Nëse nuk ndiheni aspak të lumtur në lidhje me partnerin tuaj atëherë kjo lidhje toksike duhet të përfundojë. Ju nuk keni jetë për të cuar dëm. Mos kërkoni falje që dëshironi të jeni të lumtur.

6. Mos kërkoni falje për ‘dobësitë’ e juaja; Asnjëri nuk është krijuar në mënyrë perfekte. Ajo që e bën një njeri të veçantë posaqërisht janë ‘dobësitë’ apo ‘mangësitë’ e atij personi. Ndjehuni krenar që ju jeni të vecantë në mënyrën tuaj dhe asnjëherë mos kërkoni falje për këtë.

7. Mos ndiheni fajtor që keni treguar të vërtetën; E vërteta gjithmonë triumfon, prandaj pse të ndiheni fajtor për këtë gjë? Nuk keni nevojë të kërkoni faljë pasi keni qenë të sinqertë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu