Gjashtë raste të reja me koronavirus dhe 40 të shëruar në zonat e banuara me serbë

0
Gjigandi

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus dhe 40 të shëruar, njoftoi sot specialisti i epidemiologjisë në veri, Aleksandar Antonijeviq.

Në veri të Kosovës, 31 punëtorë shëndetësorë u infektuan, dhe nga ky numër, gjashtë janë të punësuar në Institutin e atjeshëm për Shëndet Publik.

“Nga 15 persona me simptoma të sëmundjes, gjashtë raste të infeksionit janë konfirmuar. Rezultatet e 46 personave të testuar treguan se 40 prej tyre janë shëruar. Kryesisht punonjës të shëndetit janë ata që janë shëruar nga kjo sëmundje”, tha Antonijeviq.

Poashtu bëhet e ditur se 15 fëmijë dhe katër gra shtatzëna u infektuan me virusin korona.

Aktualisht janë 455 raste aktive në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu