Fjalët që sigurojnë dashuri të përjetshme

0
Gjigandi

Thojani sa më shpesh të dashurit tuaj këto fjalë dhe nuk do të ndaheni asnjëherë. Këtë mesazh e lëshon një prej psikologëve më të respektuar në botë, Randi Gunther.

I pyetur se cilët janë përbërësit e një marrëdhënieje të fortë, të qëndrueshme, pa fërkime shumë dhe që zgjasin në kohë, psikologu i njohur Randi Gunther i është përgjigjur se “recetat” tashmë janë bërë bajate përmes filmave apo librave të tipit ‘self help’(të ndihmosh veten), por kjo nuk e bën lidhjen më pak të dobishme…

Një marrëdhënie për t’u vënë në ‘kornizë’ ka nevojë për sinqeritet, ndershmëri, miqësi dhe disa deklarata të shkurtra të cilat nëse thuhen në kohën e duhur dhe përdoren me timbrikën e zërit tërheqës për partnerin, në këtë mënyrë ato do mund të përçojnë mesazhe pozitive të drejtpërdrejta në shpirtin dhe zemrën e të dashurit, duke forcuar më tej lidhjen ndërmjet tyre.

Cilat janë këto fjalë? Randi na tregon:

Kushtoi vëmendje mënyrës se si thua ”të dua”!

RonaTyra

Një “Të dua” e thënë kur jeni duke bërë thonjtë ka të njëjtat vlera me shprehinë: “Të lutem, çoje pak te mbeturinat”, mjafton ta përdorni me zë të ëmbël dhe përkëdhelës, emocional për të përftuar zemrën e të dashurit tuaj. Kështu që herën tjetër kur t’i tregoni partnerit se sa shumë e doni, Randi këshillon se duhet të harroni veten dhe të fokusoheni te i dashuri. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrini të fshihni përkohësisht nga mendja listën se çfarë keni për të bërë atë ditë, apo qortimet dhe kërkesat e llogarisë që keni ndërmend t’ia thoni në sy.

Ballë përballë, jo në facebook apo messenger

Sa më shumë që këto mjedise inkurajojnë të hapësh zemrën përpara të tjerëve, nuk do arrini ta zëvendësoni me ndjenjën e një rrëfimi plot dashuri i cili jetohet me mish e me shpirt.

Kjo nuk do të thotë se mesazhi juaj nuk do të ketë të njëjtën fuqi për t’ju emocionuar por nuk do të jetë e njëjta ndjesi. Mungojnë krahët, buzët, buzëqeshja dhe përqafimi. Për këtë arsye Randi këshillon se duhet gjetur kurajo për t’i thënë partnerit atë që ndjen në sy, për më tepër kur bëhet fjalë për një rrëfim aq intim dhe të rëndësishëm.

Nëse… kohët e fundit e gjen atë të shumë të shqetësuar dhe mënjanuar për diçka.

Thuaji: “Preferoj të jesh i sinqertë me mua. Më thuaj të lutem, çfarë po ndodh?”.

Nëse… kalon një periudhë shumë e vështirë në jetën profesionale të partnerit, ose një i afërt i tij ka probleme shëndetësore.

Thuaji: “Nuk je vetëm. Unë jam pranë teje. Çfarë mund të bëj që të ndihesh mirë?”.

PS: Shtoji këtyre fjalëve një përqafim.

Nëse… ka ardhur me një ‘pako nervash’ nga puna dhe ka një listë të pafundme ankesash ndaj teje.

Thuaji: “Të lutem, më lejo një çast të qetësohem dhe të të dëgjoj me vëmendje”.

Nëse… ka një foto të çastit dhe një zë të butë ju i tregoni se sa shumë vlen për të.

Thuaji: “Të falënderoj nga zemra se më kujton çdo herë sa e rëndësishme jam për ty”.

Nëse… je në dijeni për disa nga gabimet e tij dhe të vjen t’i hidhesh në fyt, ndërsa ai është i qetë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Thuaji: “Jam shumë e mërzitur, por ti e di shumë mirë se sa më shumë m’i ngarkon nervat aq më shumë të dua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu