“Fillova duke qarë”- Irma Libohova zbulon si e përjetoi këndimin e “Bella Ciao”. Rrëfen edhe marrëdhënien me mbesën, ja si e thërret ajo

0
Gjigandi

Irma Libohova ishte këngëtarja shqiptare që u përzgjodh për të kënduar së bashku me artistë të tjerë nga e gjithë bota himnin e lirisë “Bella Ciao”.

Irma këndoi në gjuhën shqipe një pjesë të këngës që është kthyer në simbol të luftës ndaj COVID-19.

Këngëtarja rrëfeu se kur e gjithë kënga përfundoi shpërtheu në lot duke treguar se secili prej artisëtve këndoi sipas mënyrës së vet dhe ishte shumë natyrale.

“Kur më erdhi e gjithë kënga e përfunduar nuk i mbajta dot lotët. Më preku se gjithësecili aty ka punuar sipas mënyrës së vet, karakteristikave të veta, me shpirtin e vet nuk ka asgjë të stisur, është natyrale,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Gjithashtu Irma foli edhe për ditët e saj në karantinë duke u shprehur se e kalon me mbesën e saj. Këngëtarja zbuloi edhe sesi e thërret mbesa duke thënë se mundohet ta trajtojë si një të rritur.

RonaTyra

“Merrem gjithë kohën me mbesën. Muzika nuk mungon në shtëpinë time. Me mbesën i kam vendosur raportet që në fillim. Më thërret Irma. Nuk më thërret as nëna, as gjyshe, drejt në emër. Mundohem ti flas si e rritur, të kem kujdes. Edhe pse është e vogël mundohem ta trajtoj si një të rritur, me fjalorin e Lules duke u përfshirë në lojërat e saj. Ajo ka nja dy ditë që këndon “Bella ciao”. E ka mësuar,”- tha këngëtarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu