Fifi edhe këtë herë sjell një super-baladë në festivali ‘Kënga Magjike’.
Për vitin e tretë me radhë, këngëtarja Fifi po merr pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’, gjithmonë duke sjellë balada të fuqishme që pëlqehen shumë nga publiku.
E ndërsa vitin e kaluar ishte ndër pretendetet kryesore për të fituar, mebashkëpunimin ‘Psikopatja jote’ me MC Kreshën, këtë vit Fifi vjen vet por shumë fuqishëm.
Këngëtarja ka punuar këngën me titullin ‘Marova’ në Threedots, ndërsa tekstin dhe muzikën e ka shkruar vetë.
E ndër baladat e shumta që janë prezantuar këtë vit, ‘Marova’ edhe këtë edicion të festivalit sigurisht se do ta bëjë Fifin pretendente për të fituar.