Policia njoftoi se administratorë të klubeve të natës janë proceduar penalisht në Durrës, pasi kanë hapur aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin. Bëhet fjalë për B. K., 27 vjeç, banues në Durrës dhe D. P., 60 vjeçe, po banuese në Durrës, të cilët nuk e konsiderojnë më si të rrezikshëm COVID-19.
Në këto klube organizohej muzikë ‘live’ dhe merrnin pjesë një masë e madhe njerëzish, duke u shndërruar në rrezik kryesor për përhapjen e koronavirusit.
Si pasojë janë shoqëruar në ambientet e policisë edhe 7 balerina, të cilat pas procedimeve janë lënë të lira ashtu si pronarët.
Në aktin normativ për koronavirusin thuhet që nuk lejohen subjektet apo individët që organizojnë aktivitete publike dhe jopublike, si koncerte etj, në vende të mbyllura.