Vetëm reforma zgjedhore e “shkëmoq” Edi Ramën!

0
Gjigandi

Hedhja në erë e Teatrit Kombëtar, hodhi në erë planet e zeza të Edi Ramës për të penguar reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore!

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar lojën e fshehtë të Edi Ramës, ndërkombëtarët dhe opinion vendas. Ishte gadi një veprim i “cmenduar”, por shumë dinak shembja e Teatrit Kombëtar! Më 17 Maj nuk ishte dita mbas një karantine 2 mujore të largosh vëmëndjen e të gjithëve me hedhjen në erë të Teatrit. Teatri ishe justifikimi, gjoja i zënies me forcë nga Aleanca për teatrin, duke nënvleftësuar ekonominë, papunësinë, korrupsionin, krimin shtetëror dhe mbi të gjitha për të penguar reformat e mëdha, integrimin  dhe pastaj për të akuzuar opozitën P.D.-në, si shkaktare të situatës kaotike.

Vazhdimi I reformës zgjedhore nga P.D., me aleatët është një vendim i drejtë për të siguruar një proces zgjedhor të lirë dhe të pakontestuar, që i hap rrugën integrimit dhe zbardhjes së dosjeve të krimit të qeverisjes 7 vjecare mafioze të Edi Ramës.

E kam shkruar edhe para 2 vitesh Lulzim Basha me intelekt dhe zemër do ta “shkërmoqi” Edi Ramën!

Në këtë kontekst duhen falenderuar demokratët, opozita e bashkuar dhe të gjithë shqiptarët që e mbështetën, pa ndalim, pa u lodhur duke mbushur sheshet për liri, shtet dhe demokraci, nismën e liderit të opozitës dhe kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu