Policia kufitare ka punuar me procedura të përshpejtuara, por fluksi i mjeteve që kthehen drejt Kosovës pas fundjavës në plazhet shqiptare, ka bërë që të krijohen radhë të mëdha në doganë.
Në hyrje të Kosovës personeli mjekësor kryen matjen e temperaturës, gjë që shkakton edhe vonesë për kalimin e kufirit.
Mbi 40 mijë shtetas nga Kosova ishin këtë fundjavë në Shqipëri.
“Kemi kaluar shumë mirë në Shqipëri. Por tani që po kthehemi rruga po na bëhet shumë stresuese, duke qenë se kemi ngecur në doganë”, shprehet një nga pushuesit.