Veshjet e Encës tash e një kohë kanë një detaj që i dallon.
Enca Haxhia është ndër këngëtaret më aktive të skenës muzikore, e cila njihet edhe për paraqitjet provokuese në publik.
Po të shikojmë fotografitë e Encës, shohim se ajo tash e një kohë është fiksuar pas një detaji në të gjitha kostumet që vesh.
Bëhet fjalë për atë që quhet “Animal print” apo veshje nga lëkura e shtazëve, ku pothuajse në secilën fotografi të këngëtares gjejmë nga një detaj të tillë.
Madje përmes një postimi të fundit, Enca tha “Dikush më quajti ‘animal print’, mbretëreshë…Dhe duhet ta pranoj kurorën”.