Emma Stone ka ngjallur spekulime se ajo është martuar në fshehtësi të fejuarin Dave McCary.
Çifti, të cilët janë lidhur që tre vite, raportohet se janë detyruar të shtyjnë datën e tyre origjinale të martesës pas shpërthimit të coronavirus, shkruan Daily Mail.
Por, fansat e aktores tashmë kanë filluar të kenë dyshime se ata veçse janë martuar, pasi një paraqitjeje në YouTube me Reese Witherspoon.
Fituesja e Oskarit kishte zëvendësuar unazën e saj të fejesës me një tjetër të arit, ndërsa bisedonte në shfaqjen Hello Sunshine me Reese.
Ema hodhi një aludim të mëtejshëm se ajo tani mund të jetë një grua e martuar kur Dr Harold Koplewicz, i cili ishte gjithashtu në bisedë, e pyeti për martesën.