Emina Çunmulaj kujton nënën e ndjerë: Mësova të vazhdoj pa ty, nuk e di si

0
Gjigandi

anë bërë gjashtë vite prej kur nëna e Emina Çunmulajt ka ikur nga kjo botë.

Në përvjetorin e 6-të të vdekjes së të ëmës, Emina Çunmulaj e ka kujtuar me mall nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ajo është shprehur se ka nisur të mësohet pa të, mirëpo nuk e di se si ia doli.

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje”, është shprehur Emina.

RonaTyra

Ndryshe ajo është e martuar me Sam Nazarian me të cilin i ka edhe dy vajza. Emina gëzon një jetë mjaft të lumtur pranë tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu