Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj kërkojnë falje për përdorimin e fjalëve raciste

0
Gjigandi

Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, kanë kërkuar falje për përdorimin e fjalëve raciste.

Ishte Sebastian i pari që përmes rrjetit social Twitter kishte bërë kërkimfalje publike për të gjitha herët që e kishte përdorur një term të tillë, shkruan Daily Mail.

Ky reagim vjen pasi çifti janë parë në protestat e organizuara në Los Angeles, duke mbështetur fushatën ‘Black Lives Matter’.

“E përdora fjalën në mënyrë të vazhdueshme sikurse të ishte e jona. Por, nuk është, nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë asnjëherë”, ka shkruar ai.

Teksa e bëri një gjest të tillë, Sebastian kishte theksuar se ka mësuar shumë rreth racizmit dhe privilegjeve kohët e fundit.

RonaTyra

“Në vitet e fundit kam mësuar shumë rreth privilegjeve të mia si mashkull dhe si person i bardhë, po ashtu për historinë e racizmit në këtë shtet”, ka shtuar Bear-McClard.

Ndërsa Ratajkowski së fundmi ka qenë një mbështetëse e fushatës ‘Black Lives Matter’ duke dalë në protesta, si dhe duke u bërë pjesëmarrëse në disa platforma në rrjete sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu