Ekspertja e hormoneve dhe autorja e librit “ËomanCode”, Alissa Vitti, sipas studimeve të saj tregon se orari më i përshtatshëm për të kryer marrëdhënie seksuale është ora 15:00. Ajo tha se ka arritur në këtë përfundim duke studiuar hormonet e meshkujve dhe femrave.
“Meshkujt janë më të interesuar për të iniciuar seksin gjatë kësaj kohe sepse janë më të aftë dhe japin një përgjigje më të mirë seksuale. Pse? Te meshkujt, niveli i testosteronit, një hormon që rregullon performancën, kulom në mes të mëngjesit dhe pasdite ndërsa fillon të bjerë kur rritet niveli i estrogjenit. Ky i fundit është hormoni primar i seksit për femrat, i cili kulmon pasdite”, sqaroi Vitti për Daily Mail.
Sipas Vittit, ora më e përshtatshme e të dyja gjinive rezulton pikërish ajo 15:00.