Eduart Grishaj i ka gati planet për fëmijën, sapo të mësojë gjininë

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Edhe regjisori Eduart Grishaj u kishte munguar studiove televizive, edhe atyre sportive, meqenëse është edhe adhurues i sportit. Por sot, në “E Diell”, në hapësirën kushtuar sportit “E Diella Proces”, ishte i ftuar edhe regjisori i emisionit “Dua të Bëj të Lumtur”.

Veç komenteve rreth sportit, Eduarti nuk shpëtoi nga pyetjet private. Vetëm pak ditë më parë, në ditën e ditëlindjes së tyre, më 7 maj, Eduarti dhe Arbana ndanë me të gjithë lajmin se do të bëhen prindër së shpejti. Arbana është në pritje të ëmbël dhe planet për fëmijën kanë nisur ende pa mësuar gjininë.

Të paktën kështu tha Eduarti, nëse do të mundej ai t’ia zgjidhte profesionin fëmijës. Duke e lënë mënjanë sportin për një moment, Edi Manushi e pyeti regjisorin se çfarë plani ka për fëmijën, nëse është djalë ose vajzë.

“Nëse është gocë, ta bëjmë regjisore, nëse është çun, meqë jemi këtu, ta bëjmë futbollist edhe atë”, – tha me të qeshur Eduarti.

RonaTyra

Po nëse do të donte të bëhej prezantues/e si mami?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu