Edi Rama është “shefi i madh”, mesazhet e koduara të ish-ministrit, nxjerr foton në gjyq – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Pas dy orësh seancë ku janë dëgjuar deklarimet e Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij gjykata e krimeve të rënda përfundoi seancën.
Trupi gjykues është tërhequr për vendim ndërkohë që ish-ministri Tahiri ka shfaqur në sallën e gjyqit disa faqe të printuara të gazetave dhe portaleve, ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama, duke dhënë arsyet, pse sipas tij, asnjëri prej tyre nuk janë “shefi i madh”, siç del në përgjimet e Prokurorisë.

Tahiri ka thënë në gjyq se në kohën kur trafikantët në përgjime flasin për “shefin e madh”, ai ka qenë në Gjermani, në një takim me Komisionerin për Zgjerim, dhe me t’u kthyer, ka shkuar në zonën e Dajtit, në një takim me Ramën dhe qeverinë.
Sipas Tahirit përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai “shefi i madh”, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare.
“As unë dhe as Rama nuk mund të jemi ‘shefi i madh’, por në raport me politikën, sigurisht që ai ka qenë shefi im i madh”, ka thënë Tahiri para trupës gjykuese, citon nevvs24.
Tahiri përçoi edhe disa mesazhe të koduara, që duket se janë për anëtarët e qeverisë, teksa tha “nuk keni parë gjë akoma”, apo “nuk ka bir…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu