Tahiri thumbon Fatmir Xhafajn për vëllain trafikant – Lajmi i Fundit

0
24

Pas përfundimit të seancës së mbrojtjes në gjyq, Saimir Tahiri foli para gazetarëve duke thënë se ishte në këtë gjyq vetëm se kishte shitur makinën ndërsa të tjerët, duke u referuar ish ministrit Xhafaj por pa i përmendur emrin, nuk mbajnë përgjegjësi edhe për vëllezërit trafikantë.

Referenca qartazi për ish pasardhësin e tij në detyrë Fatmir Xhafaj, nuk është rastësore. Mes Tahirit dhe Xhafajt ka patur një përplasje shumë të fortë.
Edhe Xhafaj ashtu si Tahiri u akuzua dhe u detyrua të largohej pas shpërthimit të skandalit të ashtuquajtur Babale. Vëllai i tij Agron Xhafaj rezultoi se ishte dënuar në Itali dhe nuk ka kryer dënimin. Pasi PD e ngriti këtë si akuzë, Agron Xhafaj u vetëdorëzua në Itali.
“Kur flitet me përgjime që thonë shefi i madh , unë kam qenë bashkë me kabinetin e thirrur nga Rama në Dajt. Sigurisht që shefi i madh s’jemi as unë as Rama. Po mbahem pa asnjë provë.
Akuzohem që i kam shitur makinën një personi që nuk është i pandehur as këtu as në Itali (Artan Habilaj).
Thjesht është vëllai i dy njerëzve trafikantë. Po secili e ka një idiot në fis”, ka thënë Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here