Edhe Rita Ora i bashkohet thirrjes drejtuar Qeverisë për ta ndihmuar industrinë e muzikës

0
Gjigandi

Yjet botëror po kërkojnë ndihmë nga Qeveria pas pasojave që po u sjell pandemia COVID-19.

Pandemia COVID-19 ka prekur në masë të madhe edhe industrinë e argëtimit, e cila ndërlidhet me shumë veprimtari të tjera.

Në Kosovë, këngëtarët po kërkojnë lejimin e mbajtjes së dasmave dhe mbrëmjeve muzikore ose gjetjen e një zgjidhjeje për këtë sektor.

Edhe artistët botëror po kërkojnë që Qeveria t’i ndihmojë industrinë e tyre për shkak se shumë njerëz kanë mbetur edhe pa punë.

Pas Dua Lipës, Rita Ora ka publikuar një video të shkëputur nga një koncert, ku këndon këngën “Lonely Together”.

RonaTyra

“Lonely Together (2019)

Tani për tani, e ardhmja për qindra mijëra njerëz që punojnë në muzikë live është e pasigurt. Jam shumë e nderuar të jem pjesë e thirrjes në Qeverinë e Britanisë për të mbrojtur vengjarjet, festivalet dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin e drejtpërdrejtë !! 

Le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë për njerëzit që kanë nevojë duke ngarkuar foto nga shfaqja e fundit ku shkuat me #LetTheMusicPlay dhe të dëgjohen !!

Kjo pamje është nga një prej shfaqjeve të mia të fundit, një koncert në kujtim për mikun tim @avicii në vitin 2019”, ka shkruar ajo. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu