E pazakontë por e mrekullueshme! Një tortë e bardhë e ku me të zeza shkruan Vokrri, ndërsa janë vënë edhe skitë me ngjyrë të kuqe, paksa me të zezë e të bardhë, duke uruar datëlindjen e trajneres së hendbollit ferizajas Vlora Jashari!
Një tortë e bukur e me skitë që ia japin edhe një bukuri shtesë.
E kush e bëri këtë? Lena, një shoqe e Vlorës!
Lena majtas dhe Vlora djathtas
Vlora njihet si Vokrri i hendbollit! Qysh si fëmijë, lagjja e shkolla e thërrisni Vokrri, Vokrri sepse pak a shumë i ngjante legjendës së futbollit tonë, të ndjerit Fadil Vokrri.
Edhe sot e thërrasin Vokrri Vlorën e cila është kryetrajnere e Kastriotit të Ferizajt!
Habia tjetër është se, shoqja e saj në gjuhën angleze (happy birthday) nuk e uron me emrin Vlora por Vokrri! E përse skitë?
Vlora përveç hendbollit është shumë e dhënë pas skijimit dhe është edhe instruktore. Ajo është në gjendje edhe të vdes për skijim sepse e do më shpirt. I fle fortë në zemër skijimi!
Sot feston 39 vjetorin e lindjes, ku është trajnere e hendbollit dhe instruktore e skijimit. Befasia që ia solli shoqja e emocionoi shumë, sidomos tortja me mbishkrimin Vokrri dhe me skitë, ia bën zemrën mal! Kur e thërret Vlora rrallë përgjigjet se mendon se e ka emrin Vokrri! Karakteristikë e rrallë.