Presidenti Ilir Meta, la të kuptojmë pak minuta më parë se nuk i beson Gjykatës Speciale të Hagës, teksa po fliste për aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Meta tha se “ngritja e kësaj gjykate ishte e padrejtë dhe e sforcuar”, ndërsa theksoi se nuk beson te akuzat e ngritura nga Prokuroria e Hagës, por te pafajësia e drejtuesve të UÇK-së.
“Nuk besoj se ka patur shqiptarë që ka qenë pro dhe e kemi konsideruar si të padrejtë dhe të sforcuar.
Të gjithë drejtuesit e UÇK kanë shkuar në Hagë dhe unë e thashë edhe më parë se ka qenë një kompromis dhe siç e tha vetë Thaçi, ata e kanë marrë parasysh pse duhej pranuar ky kompromis.
Më pas do të vendoste Këshilli i Sigurimit dhe situata do të bëhej më pak e favorshme për Kosovën.
Jam ibindur në pafajësinë e tyre. Siç kam qenë për Haradinajn, për Limajn e për të tjerë”, nënvizoi Kreu i Shtetit në nje emision televiziv.