Shpërthimi i një gome makine i merr jetën 28 vjeçarit shqiptar.

0
Gjigandi

Një incident tragjik ka ndodhur këtë mesditë në Bathore, ku një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht për shkak të shpërthimit të një gome.

I riu punonte po punonte në gomisteri në momentin kur një gomë ka shpërthyer dhe për pasojë ka lënduar rëndë 28 vjeçarin me inicialet F.LL.

“Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu