Ed Sheeran gjatë vitit 2019 njoftoi se do të largohet nga muzika për një kohë të pacaktuar.
Ed Sheeran thuhet se është kthyer nga pensionimi prej muzikës për të shkruar këngë të reja me këngëtarin e Afrikës së Jugut Jeremy Loops, shkruan DailyMail.
Autori i këngës ‘Shape Of You’, 29 vjeçar, njoftoi në gusht të 2019-ës se ai synonte të merrte një pushim të zgjatur ’nga biznesi i muzikës pas përfundimit të turneut të tij rekord me 258-koncerte.
Por Jeremy, 36 vjeç, zbuloi të Premten se ai kishte punuar në një projekt të ri emocionues me Ed përpara izolimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur për The Sun, këngëtari tha: ‘Unë mbërrita herët në mëngjes dhe punuam gjithë ditën në disa këngë të ndryshme. Dihet se është një shkrimtar shumë i shpejtë” tha Jeremy për Ed Sheeran.