Gjatë emisionit të Rai1, Vieni da me, modelja Alena Seredova ka folur hapur në lidhje me jetën e saj private.
Ajo ka treguar si e ka zbuluar tradhtinë e ish-burrit të saj, Giigi Buffon, me Ilaria D’Amico.
“I kam akoma fotografitë e martesës. Të kaluarën provon ta mohosh kur nuk janë fëmijët, përndryshe…”, ka thënë Serdova.
“Në momentin e vështirësisë kam menduar për fëmijët dhe për veten. Askush nuk e priste nga unë një sjellje të tillë, edhe pse jam pak impulsive”. “Vendosa ta harroja atë anë timen. Po, e mësova nga radio, por nuk isha e fundit, pas meje e ka mësuar babai im”.