E vërteta rreth shenjës në fytyrën e Joaquin Phoenix

0
Gjigandi

Hollywoodi është gjithmonë i hapur kur është fjala për yjet e talentuar, ndërsa Joaquin Phoenix është një prej aktorëve që me vite të tëra e ka shtyrë përpara dhe e ka avancuar profesionin e tij.

Ai debutoi në një serial televiziv që në moshën tetëvjeçare, ndërsa pas afro katër dekadash karrierë, 45-vjeçari vazhdon të bëjë role që nominohen dhe fitojnë çmime të shumta.

Mirëpo, me gjithë praninë e vazhdueshme në publik, Phoenix ka arritur ta ruajë të fshehtë se pse ka një shenjë në buzën e tij të sipërme. Edhe pse vëmendja ka qenë e madhe prej se doli në skenë në vitin 1982, fansat kanë vazhduar të pyeten se çfarë ka ndodhur në fëmijërinë e tij. duke dyshuar në ndonjë aksident apo ushtrim i ndonjë lloj dhune.

Pos fansave, edhe kolegët e tij, kanë dhënë teori të ndryshme për origjinën e shenjës në fytyrën e aktorit. Ndërsa tashmë thashethemeve u ka ardhur fundi.

Shenja është pasojë e një çarjeje mikroforme, forma më e lehtë e labioschisis (çarjes së buzës) – një defekt i lindur që ndodh kur pjesa e sipërme e buzës nuk formohet në tërësi gjatë kohës sa fetusi ndodhet në mitër.

RonaTyra

Në një deklarim lidhur me këtë, Phoenix e ka quajtur një ‘vepër të Zotit’: “Derisa ishte shtatzënë me mua, nëna ime një ditë e ka ndier një dhimbje të mbrehtë, ndërsa unë linda me një shenjë në buzën time.

Fatmirësisht, kjo shenjë nuk e ka ndaluar aktorin që ta kërkojë dhe ta gjejë suksesin në industrinë filmike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu