Është dënuar me burg një 51 vjeçar i cili qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten, ndërsa ajo ishte në muajin e 8-të të shtatzënisë.
Ramanodge Unmathallegadoo, nuk e pranoi dot ndarjen nga 35-vjeçarja në 2012, e cila më pas krijoi një lidhje të re, duke e ruajtur këtë të fundit jashtë banese dhe duke e qëlluar me një shigjetë.
Në këtë tragjedi arriti që të mbijetonte mrekullisht foshnja në barkun e nënës, të cilit i kishte kaluar vetëm pak milimetra larg kokës shigjeta që e la të vdekur të renë.
Mediat britanike raportojnë se foshnja mbijetoi edhe pse kur trupi i nënës u transportua në spital, gjendja e tij ishte kritike.
Në fotot ilustruese shihet se si ka mundur të shpëtojë fetusi.
Obsesione Unmathallegadoo kishte tre vite që kishte planifikuar vrasjen e ish-bashkëshortes, e cila e kishte lënë atë për një burrë tjetër.
Para Gjykatës ai u shpreh se ngjarja ishte aksidentale dhe nuk kishte qenë ajo shënjestra, por trupa gjykuese e shpalli fajtor duke e lënë në burg.

